Të hënën, më 27 prill 2026, për disa minuta sallës së gjyqit iu hapën kamerat, duke sjellë një pamje të rrallë nga procesi që pritej të niste në themel ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Vëmendja u përqendrua menjëherë te paraqitja e ish-presidentit, i cili pas gati dy vitesh në paraburgim u shfaq dukshëm i dobësuar dhe me shenja lodhjeje.
Meta, i akuzuar për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe fshehje pasurie, ka kërkuar që seancat gjyqësore të transmetohen drejtpërdrejt për publikun, duke e argumentuar si një çështje transparence të plotë.
Megjithatë, seanca nuk vijoi sipas planit. Gjykata vendosi shtyrjen e saj për në 11 maj.

