Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot do të shpallet aktgjykimi ndaj Jelena Gjukanoviq, ish-punëtore e OSBE, e akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal prej 25 vjetësh burgim, duke e cilësuar këtë rast si një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë në Kosovë.
Ndërkohë, mbrojtja ka kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.
Shpallja e aktgjykimit pritet të bëhet rreth orës 13:15.


