Një aksion policor është duke u zhvilluar mbrëmjen e sotme në Shkup, i lidhur me hetime për trajtime mjekësore ilegale dhe përdorim të preparateve të paregjistruara.

Sipas informacioneve jozyrtare, aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore. Në mesin e të përfshirëve dyshohet se janë dermatologë që punojnë në spitalin “8 Shtatori”, si dhe staf nga Klinika e Dermatologjisë dhe një qendër private estetike.

Burimet bëjnë të ditur se janë duke u kryer kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të dyshuar.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, pritet që një prokuror publik të vendosë nëse do të kërkohen masa ndaj të përfshirëve.

" "

Deri më tani, institucionet nuk kanë dhënë konfirmim zyrtar për aksionin, ndërsa detaje të tjera për veprat e mundshme penale ende nuk janë bërë publike./Alfax.

sqShqip