Nga partia akuzuan se procesi po zhvillohet sipas një skenari të dakorduar paraprakisht, pa një qëllim real për t’i shqyrtuar propozimet e tyre.
Pas largimit nga seanca të deputetëve të FE-së, amendamentet e mbetura u lexuan dhe më pas u refuzuan nga komisioni.
Me këtë përfundoi debati në komision për propozimin për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, pas së cilës pason votimi me procedurë të shkurtuar në seancë plenare.
Zhvillimet e fundit e thellojnë tensionin politik rreth ndryshimeve të propozuara, veçanërisht sa i përket së ardhmes së Qeverisë teknike dhe rregullave zgjedhore, ndërsa opozita paralajmëron mungesë të përfshirjes në proces, kurse pushteti insiston në nevojën për reforma.

