Pse policia nuk e mbrojti komunën e Tetovës, por vetëm selinë e BDI-së?
Profesoresha maqedonase, Mirjana Najçevska ka ngritur disa pikëpyetje pas protestës së sotme në Tetovë ku policia i pengoi protestuesit t’i afrohen selisë së BDI-së.
Ajo, ka pyetur se pse policia nuk e ka mbrojtur komunën, në të cilën protestuesit u afruan me shumë lehtësi por e ka mbrojtur selinë e një partie politike.
Najçevska ka mbetur e habitur nga ky veprim dhe ka pyetur se e kujt është policia dhe nga kush po paguhet.
Shtoi se kjo nxjer zbuluar sipas sajë “policinë partiake”.
“Kjo është shumë interesante, policia nuk e mbrojti komunën, por selinë e partisë. E kujt është policia, e partisë apo e shtetit, kush e paguan policinë, shteti apo partia?, ka pyetur Najçevska. /infomagazin/