Rexhep Qosja, kalorsi i letërsisë shqipe, u nda nga kjo botë.
Qosja ishte akademik me një mendje horizontçelëse, figurë e rëndësishme e shkrimit dhe Rilindasi i fundit mes nesh. Si kërkues i palodhur i së vërtetës, akademiku Qosja u bë një zë i panënshtruar.
Duke qenë pjesë e “popullit të ndaluar” në ish-Jugosllavi, ai u bë udhëheqës shpirtëror drejt lirsë së shqiptarëve në vitet 90-ta.
Pavarësisht ikjes nga kjo botë, trashëgimia e Qosjes është thesar kulturor e studimor i pakapërcyeshëm. Prandaj, do të jetë gjithmonë udhërrëfyes ndër breza. Nderime jetës dhe veprës së akademikut Qosja. Ngushëllime familjes dhe kombit shqiptar.

