Sot, letërsia shqiptare humbi një nga mendjet më të spikatura, që e ktheu gjuhën në ndërgjegje dhe veprën në pasuri kombëtare. Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosja, një nga mendjet më të ndritura të kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Qosja do të mbahet mend jo vetëm si autor, por si arkitekt i vetëdijes sonë kolektive. Vepra dhe fjala e tij do të mbeten udhërrëfyes i përhershëm për brezat që vijnë.
Në këto çaste zie, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e çmuan veprën e tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

