Maqedoni

Arriti delegacioni i Kosovës për mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive

Delegacion i lartë i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka arrit në Shkup.

Para qeverisë është organizuar ceremoni e pritjes zyrtare pas të cilës kanë pasuar takim sy më sy mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Albin Kurti.

Sipas agjendës janë paraparë takime bilaterale të ministrave të qeverive të dy vendeve.

Mbledhja e përbashkët e qeverive do të mbahet menjëherë pas takimeve të kryeministrave dhe ministrave dhe në të është paraparë nënshkrimi solemn i disa memorandumeve dhe marrëveshjeve për bashkëpunim nga sfera e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.

Në përfundim të kësaj ngjarje, kryeministrat Zaev dhe Kurti në orën 13:30 do të mbajnë konferencë për shtyp.

Kjo është mbledhje e parë e përbashkët e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në përbërje të plotë.