May 22, 2024
Maqedoni

33 vjeçari ndërroi jetë në burgun e Shtipit

Dje në ora 11:29 në SPB Shtip është raportuar se në burgun e Shtipit ka ndërruar jetë personi i dënuar E.M.(33) nga Koçani, njofton Struga Ekspres.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
(Struga Ekspres)