May 15, 2024
Maqedoni

Mickoski viziton familjarët e tragjedisë në Tetovë: Fajtorët duhet të bartin përgjegjësi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka vizituar Tetovën, ku është takuar me familarë të viktimave në tragjedinë që ndodhi në spitalin modular.

“Isha në familjen e një nga ata viktimat, njerëzit ende po e përjetojnë horrin i cili ndodhi atë ditë. Bisedova me dy djem nëna e të cilëve është viktimë e këtyre ngjarjeve. Atë që ma thanë është me të vërtet tragjike dhe e dhimbshme”, tha Mickoski, përcjell SHENJA.

Ai kërkoi jo vetëm përgjegjësi morale por edhe penale.

“Atë që ne si VMRO e premtuam dhe po, janë obligime, dhe unë si njeri, është se kjo punë herët a vonë do ta shtyjmë deri në fund, ndërsa fajtorët duhet të bartin përgjegjësi pa dallim nëse është funksionale apo morale. Në Maqedoni ndodhin shpesh zjarre, të cilët kushtojnë jetë”,deklaroi më tej Mickoski,

Ai bëri apel për vetëdije dhe u bëri thirrje përgjegjësve që të dorëzojnë dorëheqjet dhe të ketë përgjegjësi që të mos përsëriten tragjeditë e tilla. /SHENJA