Bajramovska-Mustafa: Me vështirësi po realizohen protokollet për zbatim të mësimit
Avokati I popullit edhe këtë vit merr ankesa për mënyrën e zhvillimit të mësimit në fillimin e vitit shkollor. Ky vit filloi më mirë, janë sjellë protokolle për zbatim në mënyrë që mësimi të jetë I sigurt, por është vështirë të realizohen ato protokolle. Tjetër është në letër, tjetër është në prаktikë, deklaroi zëvendësja e avokаtit të popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa për Brifingun e mëngjesit.
Si ankesa kryesore që I marrin, I veçoi mbajtjen e gjatë të maskave, mirëmbajtjen e higjienës dhe pamundësinë për t’u kontrolluar fëmijët që të kenë kujdes për protokollet.
Nxënësit, siç shton, janë të dekoncentruar sepse orët zgjasin tejet gjatë në mënyrë që të mund tërë kohën t’I mbajnë maskat.
“Kjo shkakton dekoncentrim, ndërsa tek nxënësit më të vegjël prindërit kanë problem t’I shtyjnë të shkojnë në shkollë dhe të ndjekim mësim nën kushte të këtilla. Që këtej, rekomandimi ynë drejt MASH-it është të shkurtohen orët, si dhe t’u lejohet drejtorëve vetë t’I organizojnë orët ashtu siç imponojnë mundësitë e tyre”, theksoi Bajramovska-Mustafa.
Avokati I popullit I bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të dalin në terren dhe të kontrollojnë se si qëndrojnë punët në vendet më të vogla.
“Sipas njohurive tona, rrallë kund në vendet e vogla respektohen protokollet”, tha Bajramovska-Mustafa, duke shtuar se MASH-I do të duhej t’I kuptojë seriozisht rekomandimet nga Avokati I popullit sepse janë të dala nga kontrolli në terren dhe bisedimet me palët e prekura.