Maqedoni

Sefer Tahiri: Në vend se t’i shërojë, sistemi shëndetësor në Maqedoni i vret pacientët (Video)

Analisti Sefer Tahiri ka qenë jashtëzakonisht kritik në emisionin debativ në Klan Maqedoni, lidhur me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë. Ai ka rikujtuar se edhe pse në Shëndetësi qarkullojnë tenderë me miliona euro, kushtet në spitale janë të mjerushme. Në këtë drejtim, sips Tahirit është ndërtuar sistem shëndetësor që në vend se të shërojë, i vret pacientët, qoftë se kjo bëhet pa qëllim.
Tahiri ka qenë mysafir bashkë me analistët Ilir Luma e Xhelal Nezirit, në emisionin e gazetarit tonë të njohur, Selajdin Xhezairi.