Lajmet e reja

Dimitrov: Premtimi i BE-së ndaj rajonit, thënë në mënyrë më diplomatike, është i luhatshëm

Greqia në ndonjë mënyrë e inicon premtimin e BE-së ndaj rajonit në Samitin në vitin 2003, megjithatë Greqia pas zgjidhjes së problemeve që i patëm me to tani sillet në mënyrë më të natyrshme më normale siç duhet të sillet një vend që kufizohet me këtë periudhë. Vendet anëtare të BE-së të cilat janë pjesë e rajonit tonë, përfitim më të madh do të kenë nëse arrin tregimi evropian – do të fitojë miq, aleatë dhe parashikueshmëri , deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, duke qenë mysafir në “Brifingun e mëngjesit”.

Dimitrov, potencoi se në ftesë të zëvendësministrit grek për Punë të Jashtme Miltijadis Varviciotis sot shkon në biseda në lidhje me të ardhmen e vendeve të Ballkanit në BE-, Selanik, ku siç tha, në vitin 2003 në Samitin e BE-së ishte dhënë premtimi i BE-së për përfshirje të Ballkanit në rradhët e tyre.

“Kjo mbledhje ndodh në momentin kur ai premtim i thënë në mënyrë më diplomatike është i paqëndrueshëm. Shumë qytetarë, por edhe qeveritë në Ballkan tashmë nuk janë të bindur se BE-ja është serioze dhe e sinqertë kur flet për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit. Prandaj ky do të jetë rast të bisedojmë në këto tema në Selanik, qyteti ku është dhënë premtimi ndaj rajonit”, deklaroi Dimitrov.

Në lidhje me gjoja non-pejperin, Dimitrov, tha se për herë të parë i është dërguar nga një gazetar, së bashku me pyetjen e gazetarëve, “çka është dhe a është e besueshme” dhe se mënyra e formulimeve në të i ngjajnë “komplotit ballkanik”.

“Përshtypja e parë për mua ishte, sepse kam parë edhe shumë non-pejperë dhe dokumente, në gramatikën angleze, terminologjinë dhe në tezat thelbësore, qasja ndaj problemit të marrëdhënieve maqedono-bullgare në dy vitet e fundit është shumë larg realitetit. Kam bërë disa biseda telefonike dhe e qartë është se dikush bën ndonjë ide. Me siguri supozon se është nga rajoni, dikush këtu. Bullgaria është para zgjedhjeve, tek ne janë zgjedhjet lokale, ndoshta është edhe ndonjë “komplot” vendor, pak të përshpejtohet ajo temë, pak edhe ndonjë pikë politike, megjithatë ende janë spekulime”, deklaroi Dimitrov.

Në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë, Dimitrov thotë se në atë plan nuk ndodh asgjë duke e marrë parasysh atë që Bullgaria është para zgjedhjeve të treta parlamentare të jashtëzakonshme të cilat do të mbahen së bashku me ato presidenciale.

“Ka kontakte në nivel diplomatik, të ekspertëve dhe të punës. Ne jemi megjithatë shtete fqinje, por e qartë është se bashkëbisedues politik nuk ka dhe duhet të presim populli bullgar të vendoset në zgjedhje”, deklaroi Dimitrov. sa/