Nehat Osmani ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka marrë zyrtarisht detyrën si udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Tetovë, duke premtuar angazhim të përgjegjshëm në shërbim të qytetarëve.

Në deklaratën e tij, Osmani ka falënderuar kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, si dhe koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë, ndërsa ka theksuar se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim dhe transparencë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar miq, shokë dhe familjarë,

Kam kënaqësi të ju njoftoj se sot kam pranuar detyrën e udhëheqësit të Agjencionit për Punësim në Tetovë, detyrë të cilën do ta kryej me nder dhe përgjegjësi për qytetarët.

Falenderoj kryetarin Bilall Kasami dhe koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë.

Na priftë e mbara!

sqShqip