Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka siguruar medaljen e artë në Kampionatin Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme.
Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale.
Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me “waza-ari”.
Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë arriti ta mposhtë italianen Odette Giufrida, ndërsa në finale e mposhti francezen Amandine Buchard për të fituar medaljen e artë.
Kjo ishte hera e katërt që Distria shpallet kampione e Evropës, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër fuqinë që kemi si shtet në këtë sport.
Në anën tjetër, xhudistet tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme.

