Kolumna

Ia vure litarin në fyt pas shpine

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Asnjëherë nuk e kam menduar dhe pritur se mu ti do ishe ai që do ia vësh litarin në qafë pas shpine aty që sakrifikoi për ty, por ja që ti e bëre një gjë të tillë. Ti turprove familjen, fisin , kombin dhe…Këtë turp , këtë pabesi dhe këtë tradhëti nuk do të harrohet brez pas brezi.

Tradhëtia yte ua ka lëvizur edhe eshtrat parardhësve tanë atje tek varret e tyre. Këtë turp dhe këtë tradhëti që ti ke bërë ndaj një individi që edhe vetën e tij disa herë e sakrifikoj për të shpëtuar ty dhe mu ti të ishe ai që ia vure litarin në fyt pas shpin mu aty personi është absurd i absurdit, por është një gjë që nuk gëlltitet, nuk harrohet dhe nuk të falet. E shite për interese tuat personale dhe karieriste që shumë shpejtë do të ngulfasin në fyt. E shite për një zagar të zgjebur ( zhugaftë).

Unë e di se ti me vetëdije ke bë një tradhëti që nuk e bënë as një fëmijë i djepit, por ja që interesi yt të solli në këtë deregje që brez pas brezi do të thuhet se ishte njëherë një person me emër e mbiemër që ia vuri litarin në fyt pas shpine njeriut të vet dhe mu aty që sakrifikoi jetën e tij për ty. Ishte ai që gjithnjë u ballafaqua me armiqtë e tu për ty që ti sot e ke futur gojën mu në sahanin e tyre të fëlliqur që deri dje çfarë nuk të thanë që në këtë rast nuk dua të them se çfarë të kishin shpallur në kohën më kritike kur ti e kishe mbi supet tua.

E sot ti e shite për interes personale për këta ca zagarë të zgjebur dhe ia ktheve dhe i punove pas shpine aty që u ballafaqua me qebsirat që ishin kundër teje.Unë sa di dhe sa parashikojë mund të them këtë. Kariera yte është e përfunduar , sepse je me vulë në ballë.

Me gjestin tënd të një tradhëtari që tani bëre ndaj personit të sakrificës për ty gjithëçka ka përfundua për ty derisa të jesh i gjallë, por edhe pas vdekjes gjithnjë do të drejtohet gishti nga ti duke thënë ja ky ishte ai që e tradhëtoi ate që më së shumti e deshi këtë dhe nuk kurseu asgjë nga vetja për të shpëtuar nga disa zagarë që bënë dasëm me daulle kur ti mbaje një barë të rëndë në supe dhe në shpirt.

Unë habitem se si njeri aq i ngritur e lejove veten të biesh preh ose viktimë nga askushi për të i punuar pas shpine aty që bëri gjithëçka për ty. Mbaj mend! Ai person që ti ia vure litarin në qafë pas shpine gjithnjë do të ecë me kokën lartë, sepse pas vete ka një bagazhë të fortë kombëtarë që nga rinia e tij e hershme.

E ti jo që ke përfunduar në çdo aspekt me intrigat tua, por edhe në varr nuk do të jesh i qetë nga kjo që ke bërë. E di se ndoshta je penduar, ndoshta do të pendohesh më vonë, por asgjë nuk do të shpëtoje nga kjo tradhëti as për së gjalli e as për së vdekuri.