Në Fier është identifikuar 47-vjeçari Ilir Zarka si personi që humbi jetën gjatë tentativës për të hyrë në një banesë në lagjen “8 Shkurti”. Sipas dëshmisë së vëllait të pronarit të shtëpisë, Nikollaq Lule, i gjithë rasti është konstatuar nga fqinji që kujdeset për banesën, i cili kishte shkuar në mëngjes për të ushqyer qenin dhe ka gjetur trupin e pajetë në dritare.
Nikollaq Lule ka deklaruar se vëllai i tij ndodhet prej rreth një muaji në Greqi për festat e Pashkëve dhe i kishte lënë porosi një komshiu që të kujdesej për shtëpinë. Sipas tij, nuk kishte pasur shenja shqetësuese më herët, ndërsa banesa ishte e mbyllur dhe e pa banuar në atë periudhë.
Ai shton se nga verifikimet paraprake dyshohet se Ilir Zarka fillimisht ka tentuar të hyjë nga dera duke thyer xhamin, më pas është përpjekur të futet nga dritarja, ku ka mbetur i bllokuar dhe ka humbur jetën. Fqinji që kujdesej për banesën ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Video: https://www.facebook.com/share/r/1CCdMmWFjA/?mibextid=wwXIfr

