Një arritje e madhe për sportin shqiptar.

Në një përballje jashtëzakonisht të fortë të zhvilluar në Linz të Austrisë, Lavdrim Rexhepi, kumanovari që jeton në Wels, ka arritur të fitojë titullin Kampion Europe në kick-boks.

Ai mposhti kundërshtarin serb Cicmilloviq në një ndeshje spektakolare, e cila u zhvillua në një sallë të mbushur plot me tifozë, ku shumica ishin shqiptarë nga e gjithë Evropa.

Performanca e tij ishte dominuese dhe plot karakter, duke treguar forcë, disiplinë dhe shpirt luftarak deri në fund.

Një tjetër moment krenarie për shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

sqShqip