Maqedoni

Tërmeti sërish len pa ujë Tetovën

Të nderuar qytetarë,
Si rezultat i dridhjeve seizmologjike të tokës (tërmet) kemi rëshqitje të dheut në linjën e Leshnicës ku është paraqitur defekt në gypin kryesor fi-500.
Momentalisht në rezervuaret e qytetit pëson rënie drastike në një mesatare prej 150 l/s, gjithashtu nga sot kemi aktivizuar edhe katër bunare që gjenden në qytetin Tetoves.
Me qëllim të furnizimit të barabartë me ujë për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit deri në sanimin e defektit, Ju informojmë se nga sot (e Martë) 16.03.2021 NPK “TETOVA” Tetovë jemi të detyruar që të fillojëm me restrikcion të ujit për pije nga edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Ky restriksion do të vlej deri në sanimin e defektit në linjën kryesore të Leshnicës.
Me respekt,
NPK “TETOVA” Tetovë.