Deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë, i shoqëruar me erë mesatare veriperëndimore.
Sipas parashikimeve të DPHM-së, era do të jetë më e shprehur të mërkurën, kur në disa momente do të kalojë në erë të fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësinë edhe mbi 70 kilometra në orë.
Të mërkurën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi afatshkurtër lokal në pjesët perëndimore. Të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, ndërsa në dy ditët e ardhshme i vranët me reshje lokale të shiut të cilat do të jenë më të dendura të shtunën.
Nga e premtja, era do ta ndryshojë drejtimin dhe do të fryjë nga juglindja, që do të ndikojë edhe më shumë në kushtet e motit në ditët në vijim.

