Kryetari i New York City, Zohran Mamdani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment simpatik gjatë takimit me reperin dhe kuzhinierin shqiptar nga Shkupi Action Bronson, emri i të cilit është Arian Asllani.

Në videon që po qarkullon gjerësisht, Mamdani shihet duke provuar ushqime tradicionale shqiptare, ndërsa në një moment surprizon duke folur edhe shqip.

Teksa shijon gatimet e përgatitura nga Bronson, ai dëgjohet duke thënë: “Ju bëftë mirë”, një shprehje tipike shqiptare që përdoret gjatë vakteve.

Ky detaj i vogël, por domethënës, është pritur me shumë entuziazëm nga përdoruesit e rrjeteve sociale, veçanërisht nga komuniteti shqiptar, të cilët e kanë komentuar si një gjest respekti ndaj kulturës dhe traditës shqiptare.

" "

Takimi mes Mamdanit dhe Action Bronson kishte në fokus kuzhinën shqiptare, ku reperi me rrënjë shqiptare prezantoi disa nga shijet tradicionale. Megjithatë, momenti kur kryetari i New York-ut foli shqip u bë një nga pjesët më të shpërndara të videos, duke u kthyer në një moment viral.

Ky episod tregon edhe një herë se si kultura shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në skenën ndërkombëtare, ndërsa gjeste të tilla të vogla ndihmojnë në promovimin e saj përtej kufijve.

sqShqip