Shqipëri, 15 të vdekur dhe 543 raste të reja me COVID-19
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 të vdekur dhe 543 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 118.017, prej të cilëve 2.060 persona kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81.061, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 34.896.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.001 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 514.076 testime për personat e dyshuar për COVID-19.
Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe sipas autoriteteve vaksinimi do të intensifikohet.