Shkrimtari Nehat Jahiu dhuroi libra për shkollën e Sllupçanit ku punoi 40 vite
Sot më 03.09.2021 veterani i arsimit, poeti, shkrimtari, publicisti Nehat Jahiu ia dhuroi një numër librash, arsimtarëve dhe bibliotekës së shkollës nëntëvjeçare ” Faik Konica” të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës. “Këto libra i pranoi drejtori i shkollës z. Rashit Jahiu dhe ju faleminderua autorit në emrin e tij personal, të arsimtarëve dhe të nxënësve.
Drejtori i shkollës”, njoftoi shkolla Faik Konica.
Shkrimtari Jahiu pasi dhuroi librat, arsimtarëve dhe nxenesve u uroi vit të mbarë shkollor.
“ I nderuari drejtor z. Rashit Jahiu, arsimtarë, nxënës dhe të gjithë të punësuarit tjerë të shkollës nëntëvjeçare “Faik Konica” të fshatit Sllupçan ju uroj fillim të mbaër në vitin shkollor 2021/2022! Ju priftë e mbara! Paçit suksese dhe mbi të gjitha paçit shëndet në këtë kohë të vështirë që po e përjetojnë i gjithë njerëzimi pa e vështërësuar edhe gjendjen e nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës së lartpërmendur! Zoti ju ndihmoftë!”.