Ish-sulmuesi legjendar i Hakan Şükür ka komentuar përballjen e ardhshme mes Turqia dhe Kosova, duke vlerësuar lart nivelin e përfaqësueses kosovare dhe duke paralajmëruar një ndeshje të vështirë për ekipin turk.

Şükür, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Turqisë, theksoi se Kosova ka dëshmuar progres të madh në vitet e fundit dhe nuk duhet nënvlerësuar në asnjë rrethanë.

“Kosova e ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë, me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, madje mund të përfundonte edhe e para,” deklaroi ai.

Sipas tij, sfida ndaj Kosovës nuk është një ndeshje tipike kualifikuese, por një përballje që mund të vendoset nga faktorë të tjerë jashtë kalkulimeve klasike.

" "

“Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë, sepse ndeshje si kjo nuk janë kualifikuese të Botërorit. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera,” u shpreh Şükür.

Në deklaratën e tij, ai ndau edhe një lidhje personale me Kosovën, duke theksuar origjinën familjare.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ishte lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet të nënvlerësohen. Është një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë me shumë talente,” theksoi ai.

Deklarata e ish-sulmuesit vjen në prag të një përballjeje që pritet të jetë mjaft konkurruese, me të dyja përfaqësueset që synojnë të dëshmojnë forcën dhe potencialin e tyre në arenën ndërkombëtare.(

sqShqip