Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar publikisht lidhur me debatin për gjuhën në të cilën zhvillohet provimi i jurisprudencës, duke drejtuar kritika ndaj BDI-së për mosveprim ndër vite.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri parashtroi disa pyetje publike, duke vënë në fokus periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2024, kur sipas tij, funksionarët e BDI-së kanë qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve shtetërore. Ai theksoi se provimi i jurisprudencës gjatë gjithë kësaj periudhe është mbajtur në gjuhën maqedone, ndërsa, sipas tij, të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë provimin në këtë gjuhë.

Beqiri gjithashtu nënvizoi se, pavarësisht faktit që për afro dy dekada Ministria e Drejtësisë është udhëhequr edhe nga kuadro shqiptarë të BDI-së, kjo çështje nuk është ngritur asnjëherë për zgjidhje institucionale. “Provimi i jurisprudencës gjithmonë është mbajtur në gjuhën maqedone dhe asnjë ministër shqiptar nga radhët e BDI-së nuk e ka hapur këtë çështje,” ka deklaruar Beqiri.
Në fund, ai shtoi se problemet e trashëguara nga, siç e cilësoi ai, keqqeverisja e kaluar janë të shumta, por sipas tij, ato do të adresohen dhe zgjidhen gradualisht

sqShqip