Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it. Padyshim që lufta e pakompromist ndaj korrupsionit, investimet kapitale dhe rehabilitimi i tërësishëm i komunave tona përkthehet në përkrahjen e madhe për modelin qeverisës të VLEN-it, ka reaguar kështu kryetari i Lëvizjes Deemokratike, Izet Mexhiti pas publikimit ë anketës së fundit e cila e nxjerr VLEN-in para BDI-së me mbështetje tek qytetarët.
Sipas Mexhitit ky sondazh është demanti më i mirë, siç tha ia ndaj fushatave kaotike dhe lajmeve të rrejshme.
‘’Mbështetja publike konfirmon se qytetarët e përkrahin ndryshimin e materializuar nga VLEN-i dhe vlerësojnë rezultatet konkrete, përfshirë rritjen e pensioneve, investimet në infrastrukturë, mbështetja e mjekëve, gjinekologëve dhe stomatologëve, ndërtimi i universiteteve dhe rrugëve e shumë projekte të tjera. Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe ‘fake-news’ kulturës që me strategji po përpiqet ta instalojë opozita shqiptare e që ka për qëllim të krijojë pasiguri, frikë, paqartësi dhe ndjenjë të përhershme kërcënimi. Propaganda e rreme opozitare nuk e mund dot shërbimin e ndërshëm të VLEN-it’’ka shkruar Mexhiti në profilin e tij në Facebook.
Mbështetja për VLEN-in, ka shtuar Mexhiti, është tregues se qasja dhe politikat e VLEN-it janë të drejta dhe të pranueshme nga qytetarët.
Por për Mexhitin kjo anketë paraqet mesazh të qartë nga qytetarër se duan bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.
‘’Mbi të gjitha, mesazhi për ne është thënë qartë: Qytetarët dhe votuesit shqiptarë duan bashkim, duan VLEN të konsoliduar dhe të organizuar në një subjekt të vetëm politik, të fuqizuar në një strukturë dhe një zë të artikuluar politik’’ përfundon Mexhiti.

