Maqedoni

Tetovë: Katër pacientë humbin jetën nga covidi në 24 orët e fundit

Nga Covid Qendra e Tetovës njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën katër persona për shkak të coronavirusit.

Ata shtojnë se lajm inkurajues është që ka më shumë pacientë të lëshuar në shtëpi se sa hospitalizime të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka shtatë persona që janë pranuar për mjekim në spital dhe 10 të tjerë janë lëshuar.

Deri sot në ora 7 ka 112 persona që po shërohen në spital dhe të gjithë janë me mbështetje të oksigjenit”, tha mjekja Miranda Pajaziti.

Po ashtu mbetet i lartë numri i kontrolleve në ambulantën e COVID-19 ku ka kërkuar 227 persona ndihmë mjekësore.