Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë ndryshime në sistemin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, përcjell TV21. Thonë se përcaktimi i çmimit të derivateve në bazë të mesatares nga java paraprake është sistem i vjetër.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Sot, Bashkimi Demokratik për Integrim del me fakte konkrete që tregojnë se si qytetarët dëmtohen në kohë krize energjetike.

Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimet e derivateve të naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme prej rreth 10%, në vendin tonë qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë çmime më të larta gjatë gjithë javës. Arsyeja është e qartë – Komisioni Rregullator për Energjetikë vazhdon të zbatojë një model të vjetruar, të bazuar në mesataren e javës së kaluar, në vend që të reagojë në kohë reale.

Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në favor të interesave të caktuara biznesore, në dëm të qytetarëve.

Për këtë arsye kërkojmë:

• Ndryshim të menjëhershëm të rregullores për përcaktimin e çmimeve
• Vendosjen e përllogaritjes së çmimeve të paktën dy herë në javë

Faktet janë alarmante:

• Konsumi javor: rreth 12 milionë litra naftë
• Diferenca në çmim: rreth 9 denarë për litër
• Kosto shtesë totale: mbi 1.5 milion euro vetëm për një javë

Kjo do të thotë se qytetarët dhe bizneset e vogla paguajnë miliona më shumë, ndërkohë që dikush përfiton nga një sistem që nuk funksionon si duhet.

Në fund, shtrohet një pyetje e thjeshtë:

Në interes të kujt punon Qeveria – të qytetarëve apo të disa kompanive të privilegjuara?

sqShqip