Një motoçiklisti i lënduar, sipas informacioneve, është shtruar në spital në klinikat e Shkupit.
Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Marino të Shkupit, raporton News 24.
Në aksident, siç transmeton portali lideri.mk, janë përfshirë një automjet pasagjerësh tip Hyundai Tucson i drejtuar nga deputeti Sashko Jançev (Levica) dhe një moped i drejtuar nga M.D. nga fshati Idrizovë. Motoçiklisti M.D. dhe bashkëudhëtari i tij janë lënduar në aksident dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë në klinikat e Shkupit. Sipas News 24, motoçiklisti po lufton për jetë.