Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka pasur “biseda produktive” rreth një “zgjidhjeje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai tha se do të “shtyjë çdo sulm kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesëditore, shkruan BBC-i.
Bursat boterore menjehere e reflektuan kete lajm dhe çmimi i naftës u ul për 14 për qind, duke rënë nën 100 dollarë, respektivisht në 96 dollarë, njofton bashkëpunëtori i portalit Lideri.mk nga zyra në Nju Jork.
Në një postim në TruthSocial, ai thotë: “Jam i kënaqur të raportoj se Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit, kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedë shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe të plotë të armiqësive tona në lindjen e mesme”.
“Bazuar në tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe ndërtuese, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës së energjisë iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”!

