Një pjesë e oborrit të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, e cila po përdoret për mbajtjen e gypave dhe dheut që nxirret nga punimet për ndërtimin e një pjese infrastrukturore ka ngritur shqetësimin e prindërve për sigurinë e nxënësve por edhe erën e keqe që kundërmon gjatë gjithë kohës.
“Në shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair, nuk kundërmon erë e keqe dhe se siguria e nxënësve është në nivel”, thotë drejtori i kësaj shkolle. Sa i përket shfrytëzimit të një pjese të oborrit dhe vendosjes së gypave, drejtori thonë se nga Komuna e Çairit është marr leje për shfrytëzim e kësaj hapësirë”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
”Punimet që i shihni janë duke u kryer në rrugë por është një pjesë e shkollës që është e rrethuar nga të gjitha anët apo pjesën që e ka shfrytëzuar Universiteti Nënë Tereza dhe nga ky vit nuk e shfrytëzojnë dhe nga që ishte hapësirë e lirë, është e thurur dhe mbahet zhavorr dhe gypa dhe nga që s’kanë pasur ku t’i mbajnë me lejen e komunës ato pajisje mbahen aty por nuk kundërmon ere e keqe.”(1:53 -2:09) “Ajo pjesë ku ishte hyrja e Universitetit është e rrethuar nga të gjitha anët dhe siguria është në nivel pasi aty ka edhe punëtorë i cili kujdeset për pajisjet që i mbanë dhe për rendin”, deklaroi Faik Xhoni – Drejtor i SHF “ Kongresi i Manastirit”.
Për gjendjen në oborrin e Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”, nga komuna e Çairit thonë se bëhet fjalë për punime të përkohshme
“Hapësira do të jetë e zënë vetëm për një periudhë të përkohshme, dhe pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara, do të lirohet dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Sa i përket sigurisë, janë ndërmarrë masa mbrojtëse adekuate. Zona ku ndodhen mjetet infrastrukturore është e siguruar dhe monitorohet, si dhe është angazhuar roje për të parandaluar hyrjen e paautorizuar të nxënësve dhe personave të tjerë”, thanë nga Komuna e Çairit.
Hapësirë do të jetë e zënë vetëm për një periudhë të përkohshme
Sa i përket sigurisë, janë ndërmarrë masa mbrojtëse adekuate
Nga komuna e Çairit shtojnë se pas përfundimit të punimeve është parashikuar që oborri të rregullohet dhe të përshtatet sërish për përdorim nga nxënësit. /Alsat.mk.

