Liridon Fetahi, një shqiptar 27 vjeçar, është arrestuar sot në Prishtinë.

Fetahi ishte listuar për kërkim në EUROPOL dhe INTERPOL me kërkesë të autoriteteve të Danimarkës, pasi dyshohet për përfshirje në raste brutale.

Ai po kërkohej në të gjithë botën për përfshirje në tri vrasje. Dy prej tyre kishin ndodhur si pasojë e përplasjes mes dy bandave kriminale në Kalundborg të Danimarkës, më 17 nëntor të vitit 2020.

Policia e Kosovës tha se 27-vjeçari është arrestuar në “bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.”

Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi”, tha Policia të hënën.

Ai ndodhej në listën e INTERPOL-it që nga shkurti i vitit 2020. /Paparaci.com

sqShqip