Pas 35 vitesh, çifti Bunjaku përmes gjykatës rimerr banesën e uzurpuar në veri të Mitrovicës
Pas shumë vitesh pritjeje, Vjollca dhe Sami Bunjaku kanë arritur ta rimarrin banesën e tyre në veri të Mitrovicës, përmes një vendimi gjyqësor.
Prona e tyre ishte uzurpuar që nga viti 1990 nga një qytetare serbe.
Pas përfundimit të procedurave ligjore, çifti Bunjaku sot shprehen të lumtur që më në fund e kanë rikthyer pronën e tyre. Ata tashmë kanë nisur punimet për rinovimin e banesës, me synimin që së shpejti të kthehen për të jetuar sërish aty.

