Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka realizuar sot një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, duke e cilësuar atë si një nga pikat më të rëndësishme që lidh vendin me botën.

Gjatë vizitës, Dauti theksoi nga afër ritmin e lartë të punës dhe përkushtimin e stafit, të cilët sigurojnë funksionimin e pandërprerë të një hallke kyçe për sigurinë dhe qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave.

Ai nënvizoi se çdo procedurë dhe kontroll në këtë pikë kufitare ka ndikim të drejtpërdrejtë në përditshmërinë e qytetarëve, si dhe në imazhin e shtetit.

Në fokus të vizitës, sipas tij, ishte avancimi i proceseve dhe teknologjisë, duke shtuar se mbështetja, modernizimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm mbeten prioritet për ndërtimin e një shërbimi doganor më efikas, më të sigurt dhe më të besueshëm./Zyrtare.net/

sqShqip