​Në hetimet lidhur me rastin e 19-vjeçares nga Tetova, e cila më 14 mars ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe me lëndime u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, policia ka siguruar njohuri se ajo për një periudhë më të gjatë ka qenë viktimë e keqtrajtimit psikik dhe fizik nga ana e babait të saj.
​Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 16 mars në ora 21:20, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar personi A.A. (47) nga Tetova, me të cilin është realizuar bisedë zyrtare.

​Me udhëzim të Prokurorit Publik, ai është lënë i lirë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.

sqShqip