Si është e mundur që pas dy dekadave e gjysmë që kur është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit (13 gusht 2001) statusi i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe ende kontestohet nga shteti i Maqedonisë? Si është e mundur që mbi dy dekada të tëra dhe baza kulturore e shqiptarëve ende është e pazgjidhur? Çfarë kanë bërë politikanët shqiptarë gjatë këtyre dy dekadave, sidomos ata që kanë qenë në shtrat me partitë maqedonase? Si është e mundur që të kenë dështuar kaq shumë dhe të mos jenë diskredituar plotësisht nga politika? Unë e di vetëm një gjë: këta nuk kanë punuar për shqiptarët dhe çështjen shqiptare. Askush që punon për një çështje në mënyrë sistematike dhe konsistente për dy dekada nuk mundet të mos ketë asnjë rezultat. Është thjesht e pamundur të punosh për dy dekada dhe të mos arrish asnjë rezultat konkret. Ata kanë rezultate, kanë ndërtuar një sistem klientelist, por nuk kanë punuar fare për çështjen shqiptare, andaj edhe sot maqedonasit tallin bythën me neve sepse munden.

*Status fejsbuku i z.Sead Zimeri, filozof

sqShqip