Dy qytetarë nga Tetova, Jusuf Neimi dhe Endrit Neimi, me vetëiniciativë kanë rregulluar parkun pranë zonës ku jetojnë në lagjen Teteks-2, duke dhënë një shembull shumë të mirë të kujdesit ndaj hapësirave publike.
Për këtë angazhim qytetar ka reaguar edhe Komuna e Tetovës, e cila ka shprehur mirënjohje për veprimin e tyre dhe për kontributin në përmirësimin e ambientit për banorët e lagjes.
Nga komuna njëkohësisht u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për hapësirat publike, pasi ato janë të përbashkëta dhe shërbejnë për të mirën e të gjithëve.

