Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe zyrtarisht kanë bë të ditur se do të garojë me Idri Istrefin për kryetar në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për afarist dhe person të respektuar në Strugë. Nga koalicioni ASH-AAA thonë se Istrefi është kandidat i cili do ta “pensionojë” Ramiz Merkon. Vëllai i tij është një nga personat më të suksesshëm dhe më të respektuar në diasporën shqiptare në Austri dhe në mbarë Evropën.