Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, zhvilloi një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup me znj. Kelly R. McCaleb, Zyrtare Politike në Ambasadën e SHBA-së.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet në skenën politike, si dhe për synimet e përbashkëta të sigurisë dhe partneritetin strategjik.

Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë e përshpejtimit të reformave demokratike dhe të proceseve që e afrojnë vendin drejt Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se stabiliteti politik dhe funksionimi i institucioneve demokratike janë elementë kyç për të ardhmen euro-atlantike të shtetit.

Kryetari Thaçi gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë vendit ndër vite, duke theksuar se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara mbetet një nga shtyllat kryesore për stabilitetin, sigurinë dhe përparimin demokratik të vendit.

PDSH mbetet e përkushtuar ndaj vlerave demokratike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimit të agjendës euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Sekretariati për informim – PDSH

sqShqip