Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar peticionin e nisur nga OVL UÇK në mbështetje të krerëve të UÇK që janë në Hagë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se drejtësia ndërkombëtare do ta rikonfirmojë pastërtinë e luftës së drejtë çlirimtare.
“Sot nënshkrova peticionin kombëtar të iniciuar nga kategoritë e dala nga lufta, në përkrahje të bashkëluftëtarëve tanë që po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale në Hagë. Besojmë se edhe kësaj radhe drejtësia ndërkombëtare do të rikonfirmojë pastërtinë e luftës sonë të drejtë çlirimtare”, ka shkruar ai.

