Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të shkojë në një pikëkalim kufitar për të takuar serbët që hyjnë dhe dalin nga Kosova, në përpjekje për t’u paraqitur si mbrojtës i tyre përballë zbatimit të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet.
Sipas tij, rreth ’10 mijë serbë, si dhe qindra profesorë, mjekë dhe mësues që punojnë në veri të Kosovës, mund të preken nga ky ligj’.
“Javën tjetër, shpresoj, kur të fillojë gjithçka, do të shkoj dhe do të ulem pranë kontejnerit dhe do të pres njerëzit tanë që hyjnë e dalin nga ajo pikë, për të folur me ta dhe për të parë se çfarë tjetër mund të bëjmë për t’i ndihmuar”, ka deklaruar ai.

