Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë qendrore herët këtë mëngjes, njoftoi shërbimi turk i emergjencave.

Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në veri të qytetit të Tokatit, në një thellësi prej 6.4 kilometrash, sipas të dhënave nga Agjencia shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Tërmeti ndodhi në orën 3:35 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe u ndje në disa provinca, tha AFAD.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima nga ky tërmet.

sqShqip