Filipçe: Nuk do të ketë karantinë për refugjatët nga Afganistani
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se për refugjatët që pritet të vijnë nga Afganistani nuk do të ketë karantinë, por do t’ju bëhet PCR Test në vendet ku do të vendosen. Filipçe me këtë rast tha se refugjatëve do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore poqëse do të jetë e nevojshme.
“Kemi përgatitur një protokoll, një rekomandim, duke pas parasysh gjendjen dhe duke pas parasysh atë se në mënyrë të organizuar mund të vij një grup më i madh i njerëzve dhe gjithsesi se duhet bërë përpjekje që ti presim ashti siç duhet, t’ju ofrohet ndihmë sepse ne nuk e dimë se si është gjendja atje. T’ju ofrohet ndihmë mjekësore në rast se është e nevojshme, do të vijnë gra, fëmijë, do të ketë ekipe të gjinekologeve, pediatreve, mjekë amë për të gjithë, të shohim nëse është e nevojshme ndihma mjekësore, të gjithëve do t’ju bëhet PCR test, ndërsa të pa-vaksinuarit 2-3 pas testimit do të vaksinohen. Kjo do të zbatohet në hotelet ku do të vendosen. Karantinë nuk do të ketë sepse do të ketë PCR test”, tha Filipçe.