Lufta e nisur në Lindjen e Mesme, nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit ndaj Iranit, dhe të Iranit ndaj bazave amerikane në rajon, ka ndikuar në ngritjen e çmimit të naftës. Kjo kryesisht për shkak se Irani ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit, nga e cila kalon 20 për qind e naftës që shkon në nivel bote.
Kur çmimi i naftës ngrihet dhe tregjet tronditen, njerëzit mendojnë të gjejnë alternativa për të shmangur shpenzimet e udhëtimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj
E një prej opsioneve të mira në këto raste është të pasurit e një veture që është “kursimtare”.
“EncyCarpedia” është databazë e madhe e veturave dhe më 2020 kishte bërë një listë prej 20 veturave që shpenzojnë më së paku naftë.
Peugeot 208 BlueHDI 100 S/S (2015) – 2.5 litra në 100 kilometra
Audi A2 1.2 TDI 3L (8Z) (2000) – 2.5 litra në 100 kilometra
Volkswagen Lupo 3L TDI (1999) – 2.5 litra në 100 kilometra
Peugeot 308 Blue HDI 120 S/S (2014) – 2.6 litra në 100 kilometra
Peugeot 208 Blue HDI 100 (2019) – 2.7 litra në 100 kilometra
Veturat tjera në top-20 veturat që kursenin më së shumti naftë:
Citroën C3 BlueHDi 75 S/S (2017)
Nissan Micra 1.5 dCi S/S (2017)
Ford Fiesta 1.5 TDCi 85 S/S (2017)
Peugeot 308 SW BlueHDi 120 S/S (2014)
Kia Rio 1.1 CRDi (2013)
Volkswagen Golf 1.6 TDI BlueMotion 110 (Mk7) (2013)
Hyundai i20 1.1 blue CRDi (PB) (2012)
SEAT Leon SC 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
SEAT Leon 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
SEAT Leon ST 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
Volkswagen Golf Variant 1.6 TDI BlueMotion 110 (Mk7) (2013)
Smart Fortwo Coupé cdi 54 (2010)
Smart Fortwo Cabrio cdi 54 (2010)
Volkswagen Polo 1.2 TDI BlueMotion 75 (Mk5) (2010)
Smart Fortwo Coupé cdi 45 (2007)
E të martën, në bursën ndërkombëtare çmimi i naftës pësoi rënie të dukshme. Mbetet të shihet ndikimi i kësaj zbritjeje në Kosovë, kur çmimi ka mbërritur në 1.5 euro për litër.

