Faton Fazliu, (Drejtor te Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë)
Kritikat i pranojmë kur kanë të bëjnë me pjesën esenciale, kur janë qëllimmira dhe sidomos kur vijnë nga media që sinqerisht dëshirojnë të jenë korrigjues i punës sonë.
Por, për veprat tona disa media nuk e panë të arsyeshme as t’i publikojnë, edhe pse nuk janë pak punë të bëra më afat për më pak se 2 vjet.
Ndoshta jemi institucioni i vetëm që gjuhën shqipe e kemi institucionalizuar në çdo dokument dhe në çdo tabelë zyrtare. Çdo akt i yni përkthehet e lekturohet në gjuhën shqipe.
Përveç kësaj, ne i kemi avancuar shqiptarët brenda institucionit, gjëra që të tjerët nuk i kanë bërë për 20 vjet.
E kuptoj shqetësimin e disa portaleve se pse reagojnë për një gabim teknik nga një punonjës, sepse – si duket – “taxhija” që e kanë pasur tashmë është ndalur.
VLEN-i do të vazhdojë të punojë pa u ndalur deri në zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe.
Ne do e lëmë që për ne të flasë puna, ndërsa shpifësit do i lëmë në fushën e tyre të shpifjes. Secili le ta lëvrojë fushën e tij dhe secili do ta korrë atë që e mbjell.

