Haqim Ramadani ka reaguar ndaj profileve të rreme në rrjetet sociale që, sipas tij, përdorin emrin e tij për të publikuar shkrime sikur të ishin nga ai.

Në një status, Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre publikimeve dhe të mos keqpërdoret emri i tij për të nxitur debate të panevojshme.

“Për hir të korrektësisë, ju bëj thirrje që të mos keqpërdoret emri im dhe të mos krijohen debate të panevojshme në emrin tim”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka theksuar se gara zgjedhore në Bërvenicë duhet të zhvillohet në frymë të qetë dhe demokratike, me fokus te projektet dhe shërbimet për banorët, duke kërkuar që hapësira t’u lihet kandidatëve që garojnë.

" "
sqShqip