Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka përfunduar procedurën para-hetimore në rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës.

Prokurorja Teuta Bediu Ramadani informoi sot se është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, përcjell “Faktor”.

“Procedura para-hetimore për atë rast ka përfunduar, është kryer një ekzaminim shtesë mjeko-ligjor, është hapur rast kundër dy mjekëve dhe një infermiere, ndërsa Prokurori Publik Isa Sulejmani është duke vepruar. Rasti është për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve me pasojë të rëndë vdekjen, rasti po punohet dhe po veprohet, të gjithë mjekët që mund të dëshmojnë dhe ata që janë të dyshuar janë thirrur për t’u marrë në pyetje – deklaroi Bediu Ramadani.

Vedat Ademi vdiq më 17 mars 2025 në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi mori terapi për të cilën familja thotë se ishte alergjik, domethënë, pacienti vdiq pas një reaksioni alergjik ndaj një analgjeziku-analgin.

Më vonë, Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Taravari, shkarkoi drejtorin e atëhershëm të spitalit, Stefan Trajanovskin.

sqShqip