Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka propozuar që kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, të zgjidhet president i Kosovës, duke e cilësuar atë si “personin më adekuat” për këtë post.

Sipas Krasniqit, Limaj përfaqëson një nga figurat më unifikuese të skenës politike në vend dhe një personalitet me rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ai ka rikujtuar se gjatë luftës së viteve 1998–1999, Limaj ishte ndër komandantët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Zeri.info.

Pas luftës, theksohet në reagim, Limaj ka qenë i angazhuar në jetën institucionale, duke ushtruar disa funksione publike, përfshirë detyrën e ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit në periudhën 2007–2010. Gjatë këtij mandati, sipas Krasniqit, janë realizuar projekte të mëdha infrastrukturore, duke përfshirë autostradën Morinë–Merdar dhe investime në aeroportin “Adem Jashari”.

“Ftoj pozitën dhe opozitën që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, të dëshmuar në çdo etapë të zhvillimeve politike në vend”, ka deklaruar Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

Fatmir Limaj, personi më adekuat për president të Kosovës!

Z. Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas përfundimit të luftës, z. Limaj u përfshi në politikë dhe ka mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (2007–2010). Gjatë kësaj periudhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore rrugore, përfshirë ndërtimin e autostradës Morinë–Merdar, aeroportin “Adem Jashari” disa nga investimet më të mëdha publike në Kosovë pas luftës.

Figura e tij lidhet si me periudhën e luftës, ashtu edhe me fazën e ndërtimit dhe konsolidimit institucional të Kosovës, duke qenë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë.

Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në çdo etapë të zhvillimeve politike në Kosovë.

V.K

sqShqip