Ish-kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka dorëzuar padi për shpifje dhe dëmtim të nderit e autoritetit kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, dhe mjekut Zhan Mitrev.

Zaev shprehet i bindur se procesi gjyqësor do të vërtetojë se pretendimet e tyre janë të rreme. Ai gjithashtu bëri të ditur se mjetet financiare që do të përfitohen si dëmshpërblim nga këto padi, do të dhurohen për qëllime humane.

„Janë dorëzuar paditë kundër Brane Petrushevskit dhe Zhan Mitrevit për shpifje dhe dëmtim të nderit dhe autoritetit. Nuk ekziston asnjë dilemë se gënjeshtra e të dyve do të vërtetohet. Dëmshpërblimi nga paditë e fituara do të shkojë për fëmijët pa prindër dhe personat me nevoja të veçanta,“ ka shkruar Zaev.

sqShqip