Ndryshimi i fundit 23:23 20 Shkurt, 2026
Një incident që ka ndodhur në fshatin Gajre të Tetovës mes dy të rinjëve ka përfunduar tek MEMA. Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga TS policia ka qenë në ndjekje të një veture nga zona e Teleferikut deri te vendi i njohur si Mema.
Si pasojë e ndjekjes, janë arrestuar dy persona nëna dhe motra e shoferit, ndërsa shoferi, përkatësisht djali i tyre, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Nuk ka pasur as të krisura e as tentim për sulme me kallashnikov.
Dy të arrestuarat janë transferuar në spital për kontroll mjekësor, ndërsa më pas pritet të dërgohen në Stacionin Policor të Tetovës.
Këto janë të dhënat e deritanishme që ka siguruar portali TS.

